Trekëndësha të ëmbël
4 Mar, 2025
Perberesit:
- 300 gr biskota
- 500 ml qumesht
- 4 veze
- 8 luge sheqer
- 4 luge miell
- 2 qese krem pana(shllag)
- 100 ml qumesht
Udhezimet:
- Qumeshti vihet te vloj.
- Vezet tunden me sheqerin derisa te shkrihet sheqeri dhe ne kete mase shtohet dhe mielli.
- Perziejme mire derisa te bashkohet mire mielli me vezet dhe sheqerin.
- Masen e pergaditur ne kete menyre e shtojme tek qumeshti qe vlon.
- Perziejme vazhdimisht derisa te trashet masa.
- Ne nje kallep shtrojme nje shtrese me biskota.
- Persiper biskotave shtohet krema e zier e ngrohet dhe prap nje shtrese me biskota.
- Embelsira lihet te ftohet plotesisht.
- Pastaj shtojme krem panen e tundur me qumeshtin dhe e leme edhe per pak te ftohet.Formen e ndajme sipas deshires ,por neve na u duk ma atraktive kjo forma e trekendeshave(nuk eshte e domosdoshme).
Të tjera