Tortë me pjeshkë
2 Mar, 2025
Përbërësit:
- 125gr gjalpë,
- 4 vezë të tëra dhe 5 të bardha vezësh,
- 250gr sheqer pluhur,
- 125gr ermik,
- 1kg pjeshkë,
- 1 sheqer vanilje.
Përgatitja:
- Tundet gjalpi i zbutur me 100gr sheqer pluhur.
- Në masën e gjalpit shtohen ermiku dhe 4 të bardhat e vezëve të tundura.
- Të gjitha përzihen mirë me lugë dhe hidhen në kallëp torte të lyer me yndyrë dhe të përmillur.
- Torta futet në furrë të nxehtë me temperaturë mesatare për t’u pjekur.
- Pasi të ftohet, mbi tortë radhiten pjeshkët e qëruara dhe të prera në flegra.
- Veçan tunden 5 të bardha vezësh me 150gr sheqer pluhur në një marengë të dendur.
- Kjo derdhet mbi pjeshkë dhe torta prapë futet në furrë sa të thahet marenga dhe të marrë ngjyrë të verdhë.
- Pasi të ftohet pak torta, hapet kallëpi dhe torta vihet në pjatë për tortë, futet në frigorifer për t’u ftohur, pritet në pjesë dhe shërbehet./botasot/
Të tjera