TORTE ME KREM KARAMEL
26 Kor, 2025
TORTE ME KREM KARAMEL

Përbërësit brumin-baze:

150gr miell
50gr kakao
100gr sheqer
100ml ujë të vakët
60ml vaj misri
¼ pako pluhur për pjekje
Pak kripë

Kremi:

4 vezë
500gr djath krem
150gr sheqer
2 pako sheqer vanilje
Krem karamel

Përgatitja:

1. Në një enë përziejm miellin, pluhurin për pjekje, kakaon dhe sheqerin.
2. Në enë tjetër përziejmë ujin me vaj.
3. Shtojmë pjesën e lëngëshme mbi miell dhe I përziejm mire.
4. Masa e fituar vendoset ne tepsi dhe piqet ne 200°C.
5. Ndërkohë tundim pak vezët me sheqer dhe ia shtojmë djathin.
6. Masën e fituar nga vezët pas 10min pjekje të pjësës së pare ia shtojmë përmbi dhe vazhdon të piqen edhe 15-20 min tjera duke ulur temperaturën në 180°C.
7. Në fund pasi ëmbëlsira të piqet dhe ftohet e lyejmë përmbi me krem karamel të cilën e shkriejmë pak në mënyrë që ta lyejm më lehtë  .

./coolinarika.com

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
18 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
8 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
2 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
27 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
22 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
13 Kor, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
16 Nën, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH