Tortë me biskota dhe banana
26 Shk, 2025
Perbersit:
- 5 l qumesht
- 5 pudinga vanilje
- 400 gr sheqer
- 375 gr margarin
- 300 gr boskota
- 800 gr banana
Udhezimet:
- Nga qumeshti ndajme 300 ml ne te cilin do te tretim pluhurin e pudingave.
- Sasine tjeter te qumeshtit e veme te vloj me sheqerin.
- Pasi vlon qumeshti,shtojme pudingat e tretura dhe perziejme derisa kremi te trashet.
- Largojme nga zjarri dhe leme te ftohet pak.
- Shtojme dhe margarine dhe perziejme derisa te shkrihet margarina.
- Biskotat i thyejm ne copeza te vogla dhe i shtojme ne enen me pudingen e zier dhe pak te fttohur. Perziejme derisa te bashkohen mire perbersit.
- Ne nje ene te thelle qesim 1/3 e fillit me biskota dhe pudinge,pastaj qesim nje shtrese me bananet e grira ne rrathe me te trashe derisa te mbulohet siperfaqja.
- Mbi banane qesim nje sasi kremi derisa te mbulohen bananet dhe prap nje shtrese me banana.
- Embelsiren e perfundojme me kremin e mbetur dhe dekorojme sipas deshires.