Tortë me biskota
8 Tet, 2025
Tortë me biskota

Një tortë e shpejtë dhe e shijshme, e cila zakonisht hahet më shpejtë sesa që përgatitet.

Përbërësit
500 gr biskota Petit Beurre
4 të kuq të vesë
6 lugë gjelle sheqer
4 lugë gjelle miell
500 ml qumësht
1 sheqer vanilje
1 lugë gjelle gjalpë
Plus:
qumësht

Udhëzimet

Gjysmë litre qumësht vendosini në tenxhere bashkë me 4 lugë sheqer dhe gjalpën. Lërini të vlojnë bashkë të gjitha.

Të kuqtë e vesë trazojini me 2 lugë sheqer, miell dhe pak qumësht.

Në qumështin e nxehtë zbrazeni ngadalë masën me të kuqtë e vesë, duke e trazuar vazhdimisht. Ziejeni për afro 2 minuta. Lëreni të ftohet.
Biskotat kalojini në qumësht të nxehtë e më pas renditini në enën adekuate. Sipër biskotave shtroni kremin e përgatitur. Vazhdoni kështu derisa të shpenzohen të gjithë përbërësit.

Ëmbëlsirën e përgatitur mund ta dekoroni me ajkë të rrahur ëmbëlsirash ose me një krem të krijuar nga 4 të bardhët e mbetur të vesë.

Ju bëftë mirë.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
15 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
1 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
3 Qer, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
5 Qer, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
3 Dhj, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
27 Nën, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH