Tortë gjermane me mollë
13 Sht, 2025
Tortë gjermane me mollë

Një ëmbëlsirë e jashtëzakonshme gjermane, që ia vlen të gatuhet e ndahet me miq.

Përbërësit
Për petën:
175 gr gjalpë
175 gr sheqer
200 gr miell
1 vezë
5 gr pluhur pjekurinash
Për mbushjen me molla:
500 ml lëng molle
5 molla
1 lëng limoni
200 gr sheqer
2 puding vanilje
Për shtresën e tretë:
400 ml pana ëmbëlsirash
200 gr ajkë të thartë/shtalpë
2 sheqer vanilje
2 qeska/bustina përforcues kremi
2 lugë gjelle sheqer
kanellë

Udhëzimet

Fillimisht bëjmë brumin me të gjithë përbërësit. E mbështjellim në folie plastike dhe e lëmë të pushojë për gjysmë ore në frigorifer.

Gjatë kësaj kohe qërojmë mollat, ua largojmë bërthamat dhe i prejmë në copa të vogla.

Sipër mollëve të prera hedhim lëngun e një limoni.

Në një enë hedhim 500 ml lëng molle, sheqerin dhe dy pudingët e vaniljes. Masën e ziejmë bashkë duke e përzier vazhdimisht derisa të trashet.

Më pas e lëmë të ftohet pak. Pas ftohjes ia shtojmë mollët e grira më parë.

Brumin që e kemi lënë të pushoj në frigorifer e tëhollojmë dhe e vendosim në tavën me diametër 26 cm. E rrafshojmë mirë me duar duke e mveshur me të njëkohësisht rrethin e tavës.

Më pas shtojmë pudingun me molla.

Ëmbëlsira piqet për 40 minuta në furrën e parangrohur në 180 gradë.

Pastaj e lëmë të ftohet.

Ndërkohë përgatisim panan. Atë e rrahim me mikser, ia shtojmë përforcuesit, sheqerin e sheqer vaniljen. Pasi të jetë trashur e forcuar ia shtojmë edhe shtalpën. I përziejmë mirë të gjitha me lugë.

Këtë masë e hedhim mbi ëmbëlsirën e ftohur.
Dekori sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
18 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
9 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
18 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
9 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
16 Kor, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH