Tortë e shpejtë me banane: Përzien, bën fillin, e ha për 15 minuta!
9 Kor, 2025
Tortë e shpejtë me banane: Përzien, bën fillin, e ha për 15 minuta!

Torta e shpejtë, nuk kushton shumë dhe është mjaft e bollshme që do ta kënaqë cilitdo që do t’ia servirni, transmeton Telegrafi.

Përbërësit: ▪ 150 g biskota
▪ ½ l qumësht
▪ 3 banane të mëdha
▪ 2 puding vaniljeje
▪ 3 lugë sheqer
▪ 100 g gjalpë
▪ 200 g krem të rrahur Përgatitja: Në qumësht qitni sheqerin, shtoni pudingun dhe zieni. Hiqeni nga zjarri dhe në puding të nxehtë shtoni gjalpin.

Përzieni mirë që të bashkohet. Biskotat e bluara shtoni në puding të nxehtë.

Qiteni në tepsi të cilën duhet ta lyeni pak me gjalpë.

Bananet pritni përgjysmë për së gjati dhe rendisni në puding.

Lini të ftohet dhe zbukurojeni me krem të rrahur.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
1 Jan, 2026 - Embelsira
Embelsiraime
24 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
21 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
10 Qer, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
25 Dhj, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
8 Sht, 2025 - Embelsira
Copyright © 2026 RecetaShqiptare. Dev - PH