Tortë e butë si sfungjer
23 Shk, 2025
Përbërësit:
- 6 vezë
- 1 filxhan sheqer
- 2 filxhana miell
- 1 pako pecivë
Për sirupin
- 1 liter qumësht
- 1 filxhan sheqer
- 1 filxhanë ujë
- 2 pako vanillë
Udhëzimet:
- Rrahim vezët bashkë me sheqerin, derisa të fitojmë një kremë të shkrifët dhe të butë, pastaj hudhim miellin bashkë me peciven dhe i përziejmë ato derisa të fitojmë një masë homogjene
- E vendosim masën në tavë për pjekje, dhe e fusim në furrrë në temperaturë 180 gradë, presim derisa masa të jetë pjekur (totali 45minuta), e heqim nga furra dhe e prejmë në pjësë sipas dëshires
- Për sirupin
- Ziejmë qumështin, në një enë tjetër krijojmë sirup më 1 filxhanë ujë dhe 1 filxhanë sheqer, e heqim mbasi të fitojmë një masë të kuqërremtë, sirupin e fituar e shtojmë në quështin e zier, së bashku me vanillen dhe i përziejmë të gjitha së bashku
- Sirupin e përgaditur e hedhim mbi tortë ashtu të nxehtë, dhe e mbulojmë me një tavë sipër
Ju bëftë mirë
Të tjera