Tortë me 3 shije
25 Shk, 2025
Perberesit:
- 1 liter qumesht
- 3 pudinga vanile
- 15 luge sheqer
- 250 gr margarin
- 300 gr arra te bluara
- 300 gr biskota te bluara
- 300 gr kokos
Gllazura:
- 150 gr cokollate
- 3 luge qumesht
- 3 luge sheqer
- 125 gr margarin
Udhezimet:
- Ndajme nje gote qumesht nga 1 liter ,kurse pjesen tjeter e veme te vloj.
- Ne qumeshtin qe ndajme tretim pluhurin e pudingave.
- Ne qumeshtin qe vlon shtojme sheqerin dhe me pas pudingat e tretura.
- Perziejme derisa te trashet pudinga .Largojme nga zjarri dhe leme te ftohet pak.
- Margarinen e rrahim veqmas dhe me pas e shtojme tek pudingat e vakta.
- Perziejme mire derisa te bashkohet mire masa.
- Pudingen e trashur dhe te ftohur e ndajme ne tri ene vecmas.
- Ne njeren shtojme biskotat dhe perziejme mire.
- Ne te dyten shtojme arrat dhe ne te treten shtojme kokosin.
- Ne nje kallep shtrojme se pari shtresen me biskotat dhe rrafshojme mire me dore ose me luge.
- Me pas shtrojme shtresen me pudingen dhe arrat dhe ne fund shtresen me pudingen dhe kokosin.
- Nese masa me kokosin behet pak me e trashe mund te shtoni dhe pak qumesht dhe te perzieni.
- Per glazuren shkrijme cokollaten me qumeshtin dhe shtojme dhe margarinen .
- Me kete perzierje lyejme torten persiper dhe leme te ftohet mire.
Ju befte mire.
Të tjera