Tiramisu në gotë
16 Kor, 2025
Tiramisu në gotë

Tiramisu është një ndër ëmbëlsirat më bashkëkohore aktualisht. Ka prejardhje nga Italia dhe si recetë njihet në tërë botën. Dominon shija e kafesë në të dhe nuk është shumë e rëndë për tu konsumuar.

Produktet që nevoiten për përgatitjen e Tiramisu (për 6 persona)

Përgaditja

  1. Zihet kafja, aromatizohet me rum dhe lihet të ftohet.
  2. Mbi avull miksohen të verdhat e vezëve me sheqer deri sa të shkrihet i gjithë sheqeri, pastaj kjo masë ftohet. Herë pas here përzihet.
  3. Nga ajka e ëmbël bëhet shllagu pak më i trashë. Me anë të mikserit përpunohet djathi mascarpone dhe në të vendoset shllagu.
  4. Menjëherë vendoset edhe kremi i ftohur i të verdhave të vezëve.
  5. Të gjithë përbërësit përzihen në mënyrë që të krijohet masë homogjene.
  6. Përgaditen 6 gota. Në fund të secilës gotë vendosen nga 2 lugë krem.
  7. Kremi pluhuroset me kakao dhe mbi të vendosen copat e thyera të biskotave të zbutura me kafe.
  8. I gjithë ky proces përsëritet derisa të mbushet gota plotë.
  9. Gotat vihen në frigorifer së paku për një orë. Tiramisuja shërbehet vetëm atëherë kur të jetë ftohur mirë.
Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
12 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
9 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
6 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
3 Dhj, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
12 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
25 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
17 Maj, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
19 Nën, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH