Tiramisu me vishnje
18 Nën, 2025
Tiramisu me vishnje

Përbërësit
300 gr vishnje
300 gr biskota
100 gr sheqer
4 sheqer vanilije
5 decilitra shtalpe e embel
250 gr gjizë
½ lugë e vogël kanellë
3 decilitra kafe e zezë
50 gr çokollatë

Hapat

Në enë të përshtatshme bashkohen gjiza, sheqeri, sheqer vanilja dhe kanella.

Shtalpa e ëmbël tundet derisa nga ajo të fitohet një shkumë e trashë dhe pastaj i shtohet masës me gjizë, të përgatitur paraprakisht, përzihet ngadalë.

Biskotat ngjyhen në kafenë e zezë dhe me gjysmën e biskotave mbulohet fundi i kallëpit drejtkëndësh për ëmbëlsira, biskotat e renditura lyhen me gjysmën e masës së përgatitur.

Masa mbulohet me biskotat e mbetura, renditen vishnjet e kulluara, lyhen me masën e mbetur dhe përmbi u hedhet çokollatën e grirë nerende.

Ju bëftë mirë!

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
26 Dhj, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
26 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
17 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
11 Kor, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
5 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
6 Dhj, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
8 Gus, 2025 - Embelsira
Copyright © 2026 RecetaShqiptare. Dev - PH