Tiramisu me banane
21 Shk, 2025

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta – Koha e gatimit: 2 ore
Perbrrsit
500 gram maskarpone
300 ml pana ëmbëlsire
100 gram kos
3 banane
1 pako biskota specifike për tiramisu
300 ml kakao e përgatitur
100 gram çokollatë e grirë
70 gram sheqer pluhur
1 pako sheqer vanilje
pak kakao pluhur
Pergatitja
1
Si fillim rrihni mirë panën. Në një enë tjetër rrihni maskarponen me sheqerin pluhur. Për këtë përdorni një rrahëse elektrike. Shtoni vaniljen dhe kosin. Tani i shtoni panën.

2
Vendosni në tepsi biskotat e njomura me kakao. Tani shtroni kremin që përgatitët duke i mbuluar biskotat. Përsëriteni këtë dy herë. Pasi të keni vendosur kremin për herë të dytë vendosni një rresht me banane të prera feta-feta. E pudrosni me kakao pluhur dhe çokollatë të grirë.

3
Tani e vendosni në frigorifer dhe e lini të qendrojë për të paktën 2 orë. Shijojeni

Të tjera
Embelsiraime
12 Shk, 2024 - Embelsira
Embelsiraime
24 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
22 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
17 Pri, 2024 - Embelsira
Embelsiraime
3 Mar, 2024 - Embelsira
Embelsiraime
22 Shk, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH