Tavë me mish dhe presh
6 Mar, 2023
Tavë me mish dhe presh

Përbërësit:

1kg presh
1 qepë
200 gr mish të grirë
120 ml vaj ulliri
1 lugë salcë domatesh
1 koncentratë viçi
Spec të kuq jo djegës
Kripë
Piper

Përgatitja:

Pastrojmë si fillim preshin duke eliminuar gjethet jeshile dhe duke mbajtur vetëm pjesën e bardhë. E lajmë mirë nën ujë të rrjedhshëm dhe e presim pjerrëtas në copa rreth 2 cm. E kavardisim në pak vaj dhe e hedhim në tavën ku do të përgatisim recetën.
Në vajin e mbetur, kavardisim qepën e prerë hollë me mishin e grirë, shtojmë lëngun e mishit (të përgatitur me koncentrat), salcën e domateve, specin e kuq, e rregullojmë me kripë dhe piper dhe e lëmë të ziejë të gjithë përbërjen për 15-20 minuta.
Ia hedhim sipër preshit që kemi vendosur në tavë dhe e pjekim për rreth 1 orë në furrë të parangrohur në 190°C. E shërbejmë të nxehtë.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
29 Gus, 2023 - Brumëra
Embelsiraime
14 Pri, 2023 - Te ndryshme
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH