Tatli me marmeladë kumbulle(pekmez)
18 Sht, 2025
Tatli me marmeladë kumbulle(pekmez)

Përbërësit:
250 gr marmeladë kumbulle
250 ml vaj
250 gr arra të bluara
1 pluhur për pjekurina
1 sheqer vanile
1 vezë
miell deri sa të bëhet një brum jo shumë i fortë(rreth 300-400 gr apo edhe më shumë varet nga lloji i miellit)
përbërësit për sherbetin:
600 gr sheqer
600 ml ujë
150 gr marmeladë kumbulle

Përgatitja:
Përzijmë vezën,vajin,marmeladën pastaj i shtojmë përbërësit e tjerë.Përziejmë mirë deri të formohet një brum jo shumë i fortë.Brumin e ndajmë në toptha dhe u japin formën e dëshiruar.I radhitim në tepsi dhe i pjekim në temperaturë 180*C rreth 20-30 minuta.Në ndërkohë ziejmë sherbetin rreth 2 minuta dhe në fund ia shtojmë marmeladën.
Tatlive të nxehta ua qesim sherbetin e vakët.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
17 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
2 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
7 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
3 Dhj, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
1 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
5 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
14 Tet, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH