Simite indiane me shijen e të cilave do të kënaqeni
13 Pri, 2025
Simite indiane me shijen e të cilave do të kënaqeni

Përbërësit:

• 280 g miell,
• 1 qese e vogël pluhur për simite,
• 1 lugë e vogël kripë,
• 50 g jogurt,
• 170 ml ujë të vakët,
• vaj për lyerje.

Udhëzimi:

Nga të gjithë përbërësit ngjisheni brumin, lëreni një orë të mbuluar në temperaturë dhome që të pushojë.

Brumin qiteni në pak miell, ndajeni në 6 pjesë të njëjta, bëni të madhësisë së pjatës së vogël, lyeni me vaj nga të dyja anët dhe fërgojeni në tigan (mos qitni vaj në tigan) nga një minutë nga të dy anët.

Kur të piqet buka, servireni me ushqimin i cili ka salcë, apo bëni ndonjë salcë të cilën e dëshironi që të mund ta lyeni.

Ju propozojmë që herën e parë të bëni masë të dyfishtë, nëse gatuani për më shumë se dy veta, shpejt hahet sepse është shumë e shijshme

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
18 Mar, 2025 - Brumëra
Embelsiraime
5 Mar, 2025 - Brumëra
Embelsiraime
20 Shk, 2025 - Brumëra
Embelsiraime
3 Mar, 2025 - Brumëra
Embelsiraime
13 Mar, 2025 - Brumëra
Embelsiraime
12 Mar, 2025 - Brumëra
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH