Sheqerpare speciale
24 Shk, 2025
Për 30 copë:
- Miell 1 kg
- Gjalpë të tretur ose Vital 600 gr
- Sheqer 350-400 gr
- Vezë 8 të verdha
- Sodë 3 gr
Për shurupin:
- Sheqer 1250 gr
- Ujë 850 gr
- Pak vanilje
- Arra 75 gr
Udhëzimet:
- Përgatitet brumi i shkrifët duke rrahur gjalpin me sheqerin, shtojmë pjesë –pjesë të verdha e vezëve duke i punuar vazhdimisht, shtojmë miellin të përzier me sodën e bukës.
- Zihet brumi duke e punuar me kujdes për të mos e bërë elastik.
- Brumi i përgatitur bëhet në formë kulaçi të rrumbullakët, shtypet në trashësi 7-8 mm dhe i vendosim në mes të çdo cope një ose gjysmë thelbi arrë.
- Vendoseni në tepsi të thata të pa lyera me yndyrë.
- Piqen në temperaturën 230 gradë Celsius për 25-30 min. Pasi dalin nga pjekja, duke qenë të ngrohta spërkaten me shurup të ftohtë, i cili duhet të jetë i aromatizuar me vanilje.
Të tjera