Rulo me banane mbështjellë në krepë me kakao
26 Nën, 2025
Rulo me banane mbështjellë në krepë me kakao
Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 1 gotë uji qumësht
  • 1 filxhan çaji vaj
  • 1 lugë gjelle kakao (mbushur plot)
  • 3 banane
  • 1 filxhan çaji arra të shtypura
  • 1 filxhan çaji mjaltë
  • Miell

Përgatitja

Hapi 1

Në një tas të thellë përziejmë vezët, qumështin, vajin dhe kakaon me tel përzierës.

Hapi 2

Shtojmë nga pak miell dhe vazhdojmë ta përziejmë derisa të trashet paksa.

Hapi 3

Vendosim në zjarr të mesëm një tigan të sheshtë tefloni. Nga harxhi i përgatitur hedhim mbi tigan shtresa të holla dhe pasi piqen i vendosim veçmas që të ftohen.

Hapi 4

Pasi krepat të jenë gati vazhdojmë me përgatitjen e rulove. I marrim krepat një nga një dhe në fillim i lyejmë me mjaltë. Pastaj i hedhim një shtresë të hollë me arra të thërmuara. Vendosim mbi krepën një banane të plotë (të zhveshur) dhe e mbështjellim në formë ruloje.

Hapi 5

Rulotë e formuara i prejmë me kujdes në trashësinë e dëshiruar dhe i vendosim në pjatën ku do serviren. Mund t’i hedhim sipër fistiqe të thërmuara.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
25 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
26 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
5 Qer, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
30 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
16 Kor, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
19 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
4 Nën, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH