Rolatë me çokollatë
14 Jan, 2026
Rolatë me çokollatë

Përbërësit
200 gr biskota të bluara
100 gr bajame të bluara
400 gr gjalpë të zbutur
2 lugë gjelle kokos
1 çokollatë e bardhë

Për mbushjen:
100 ml qumësht
100 gr çokollatë e zezë

Udhëzimet

Të gjithë përbërësit për petën përzihen në një enë mirë. Brumin e fituar e shtrijmë në një folie alumini mirë duke krijuar një petë drejtëkëndëshe.

Pas kësaj peta vendoset në frigorifer për pak kohë. gjatë kësaj kohe e vlojmë qumështin. Shtojmë copat e çokollatës dhe masën e përziejmë vazhdimisht derisa të trashet.

Me këtë masë pastaj lyejmë petën e ftohur dhe me ndihmën e folies së aluminit e mbështjellim në formë rolate. Pas mbështjelljes, ëmbëlsira ftohet mirë.

Pastaj pritet në format e dëshiruara dhe shërbehet.

Ju bëftë mirë.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
6 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
31 Kor, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
18 Maj, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
29 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
2 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
27 Kor, 2025 - Embelsira
Copyright © 2026 RecetaShqiptare. Dev - PH