Puding me vanilje për një mëngjes ndryshe
9 Qer, 2025
Puding me vanilje për një mëngjes ndryshe

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 25 minuta – Koha e gatimit: 10 minuta
I shijshëm dhe perfekt jo vetëm për mëngjesin e fëmijëve, por edhe për vaktin e zemrës, pudingu është një ëmbëlsirë e thjeshtë për t’u përgatitur në shtëpi.

INGREDIENTËT
340 ml qumësht
100 gr sheqer
4 të verdha vezësh
200 ml pana e freskët kuzhine
1 shkop vanilje
10 gr fletë xhelatine
UDHËZIMET
1
Vendosni fletët e xhelatinës në një tas të mbushur me ujë të ftohtë për 20 minuta. Ndërkohë prisni shkopin e vaniljes për së gjati dhe nxirrini farat.

2
Hidhni qumështin dhe panën në një tenxhere, shtoni shkopin e vaniljes dhe farat, ziejini në zjarr të ulët dhe prisni derisa të marrin valë.

3
Fikni sobën, nxirrni shkopin e vaniljes, shtoni xhelatinën dhe përziejini derisa xhelatina të shkrihet dhe masa të homogjenizohet.

4
Hidhni në një enë të verdhat dhe sheqerin, përziejini mirë dhe më pas shtoni përzierjen e qumështit dhe panën.

5
Hidheni përzierjen në një enë ose në disa gota të vogla dhe vendosini në frigorifer për të paktën 4 orë. Dekorojeni pudingun sipas dëshirës suaj me biskota, fruta të freskëta ose salcë frutash.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
1 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
10 Kor, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
4 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
19 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
6 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
1 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
6 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
16 Kor, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH