Panna Cotta me mente dhe çokollatë të zezë
13 Mar, 2025

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta – Koha e gatimit: 15 minuta
Doni ta nisni ditën me diçka të ëmbël, por pa e ekzagjeruar? Provoni recetën e kësaj panna cotte me me mente dhe salcë çokollate të zezë. Recetë e thjeshtë dhe disa orë në frigorifer, përbërës të shijshëm dhe shëndetshëm. Ndiqni recetën:

INGREDIENTËT
450 gr pana e lëngët e freskët
2.2 dl qumësht i freskët
3 lugë sheqer kane
6 fletë xhelatinë
30 gr mente e freskët
70 gr çokollatë e zezë 70%
UDHËZIMET
1
Lërni xhelatinën në ujë të ftohtë për të paktën 20 minuta, kullojeni dhe shtrydheni.

2
Në një tenxhere bashkoni panën, 1.5 dl qumësht dhe sheqerin.

3
Prisni sa të ziejë dhe fikeni zjarrin.

4
Shtoni gjethet e mentes të copëtuara me duar dhe xhelatinën e shtrydhur.

5
Mbulojeni me kapk dhe lëreni të qëndrojë për 5 minuta. Pastaj kullojeni përmes një site të imët.

6
Lëreni të vaket duke e trazuar herë pas herë.

7
Hidhen panna cotte-n në 6 forma pudingu prej silikoni dhe lëreni për 4-5 orë në frigorifer të forcohet.

8
Më pas zieni qumështin e mbetur, fikni sobën, zieni çokollatën e zezë dhe përziejini në mënyrë që të shkrihet.

9
Hidhni nëpër pjata salcën e çokollatës, vendosni sipër tyre panna cotte-n e nxjerrë nga format, dekorojini me gjethe menteje dhe shërbejini.

Të tjera
Embelsiraime
26 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
21 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
28 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
10 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
21 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
27 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
3 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
4 Mar, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH