Muffins me çokollatë
5 Qer, 2025
Muffins me çokollatë

Një recetë e shpejtë dhe e thjeshtë, për të cilën nuk ju nevojitet mikser.

Përbërësit
250 gr miell
250 ml qumësht
180 gr sheqer
200 gr cokollatë gatimi
90 ml vaj
3 lugë gjelle kakao
1 pluhur pjekurinash
½ lugë e vogël sodë bikarbonë
1 vezë

Udhëzimet

Miellin bëjeni bashkë me kakaon, sheqerin, sodën bikarbonë dhe pluhurin për pjekurina.

Vezët rrahini me qumështin dhe vajin. Më pas shtojini tek masa e thatë.

Shtoni edhe 2/3 e çokollatës së grirë imët dhe trazojini të gjitha bashkë.

Brumin e fituar zbrazeni në kallëpët adekuatë, në fund shtoni edhe pak çokollatë të grirë.

Piqini për 20 minuta në furrën e parangrohur në 180 gradë.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
2 Maj, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
16 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
21 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
26 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
24 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
2 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
21 Gus, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH