Kunguj të njomë me kos
13 Gus, 2023
Kunguj të njomë me kos

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta – Koha e gatimit: 15 minuta
INGREDIENTËT
1 kg kunguj të njomë
3-4 lugë gjelle miell
1 kg kos
4-5 thelpinj hudhër
4 lugë gjelle vaj ulliri
vaj luledielli për skuqje
pak koper
kripë
UDHËZIMET
1
Lani dhe qëroni mirë kungujt. Filloni dhe i prisni në forma rrumbullake. I marinoni me kripë dhe i kaloni në një enë ku keni shtuar miell.

2
Në një tigan nxehni vajin dhe skuqni kungujt nga të dyja anët.

3
Në një enë bashkoni hudhrat e shtypura, shtoni kosin dhe pak kripë. I përzieni mirë dhe shtoni kungujt.

4
I përzieni edhe njëherë dhe shtoni koprën e grirë imët si dhe vajin e ullirit.

5
Shërbejeni dhe shijojeni. Kjo pjatë do ju kënaqë!

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
16 Sht, 2023 - Te ndryshme
Embelsiraime
19 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
6 Mar, 2023 - Te ndryshme
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH