Përbërësit
6 të kuq i vesë
8 lugë gjelle sheqer
6 lugë gjelle vaj
8 lugë gjelle miell
6 lugë gjelle qumësht
1 lugë e vogël pluhur pjekurinash
Për mbushjen:
6 të bardha të vezës
120 gr puding vanilje
1 l ujë
200 gr sheqer
Udhëzimet
Të kuqët e vezëve i rrahim bashkë me sheqerin derisa të shkumojnë. Shtojmë vajin, qumështin dhe miellin e bërë bashkë me pluhurin për pjekurina.
Masën e shtrojmë në tepsinë e lyer me yndyrë dhe të përmillur (me dimensione 35×20 cm) dhe e pjekim në furrën e parangrohur në 200 gradë për afro 15 minuta.
Kur të jetë pjekur e lëmë të ftohet dhe e ndajmë përgjysmë, në mënyrë që të fitojmë dy kore për ëmbëlsirën.
Njërën kore e shtrojmë në tepsinë ku është pjekur, tjetrën e lëmë mënjanë.
Në pak ujë të ftohtë tretim pudingun me sheqer.
Të bardhët e vezëve i miksojmë derisa të fitojmë një shkumë të bardhë.
Pjesën tjetër të ujit e vëmë të vlojë, shtojmë pudingun e tretur dhe e ziejmë si zakonisht derisa të trashet
Tek të bardhët e miksuar shtojmë pudingun e nxehtë dhe miksojmë të gjitha bashkë derisa të krijojmë një masë homogjene.
Këtë masë e shtrojmë mbi koren e vendosur në tepsi dhe sipër saj shtojmë koren tjetër.
Ëmbëlsirën e përgatitur kështu e lëmë të ftohet gjatë natës.
Të nesërmen e prejmë në format e dëshiruara.