Kifle të mbushura me çokollatë
7 Mar, 2025

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta – Koha e gatimit: 25 minuta
Kiflet janë vërtet shumë praktike për t’u bërë. Mund t’i merrni me vete në një udhëtim, punë, shkollë e kudo tjetër!

INGREDIENTËT
1 gotë qumësht i vakët
1 gotë kos
600 gram miell
1 lugë çaji sheqer
1 lugë çaji kripë
1 zarf pluhur pjekjeje
1/2 gotë vaj luledielli
1 zarf sodë pjekjeje
1 vezë
UDHËZIMET
1
Në tavolinën e punës shtroni miellin dhe hapni një hapësirë në mes. Shtoni qumështin.

2
Shtoni kripën, sheqerin, pluhurin pjekës dhe sodën.

3
Shtoni vajin dhe punojeni masën me duar.

4
Tani shtoni kosin dhe vazhdoni ta punoni brumin derisa të arrini një masë homogjene.

5
Hapni një petë të madhe dhe e ndani në shirita të gjatë.

6
Mbushjen mund ta bëni sipas dëshirës me rikota ose me nutella.

7
I rrotulloni më pas kiflet dhe i vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

8
Sipër i lyeni me të verdhë veze dhe nëse dëshironi mund t’i shtoni edhe disa fara susami.

9
I fusni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë. Prisni pak sa të ftohen dhe më pas mund t’i shijoni

Të tjera
Embelsiraime
3 Mar, 2025 - Brumëra
Embelsiraime
29 Gus, 2023 - Brumëra
Embelsiraime
12 Mar, 2025 - Brumëra
Embelsiraime
13 Mar, 2025 - Brumëra
Embelsiraime
20 Shk, 2025 - Brumëra
Embelsiraime
26 Shk, 2025 - Brumëra
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH