Kifle të ëmbla
6 Mar, 2025
Përbëresit:
- 4 filxhan kafeje vaj,
- 2 filxhan kafeje verë e bardhë ose birrë,
- lëvore e 1 limonit,
- afro 700 gr.miell,
- 1 pluhur paste,
- 30 gr.arra të grimcuara,
- 30 gr.arra të bluara.
Sherbeti:
- 250 gr.sheqer,
- 2 qese sheqer vanile,
- 1 gotë ujë.
Udhëzime:
- Në përzierje vaji dhe birre, hidhet mielli i përzier me pluhur paste dhe lëvore limoni.
- Brumi i butë ngjeshet mirë. Ndahet në 5 pjesë të cilat rrahen në tavolinë duke i gjuajtur për tavoline nga 50 herë.
- Brumi i rrahur hapet në madhësi të një pjate dhe pritet në tet pjesë.
- Në çdo kifle vehet nga një lugë e vogël arra të grimcuara dhe mbështillet në formë roleje.
- Njëlloj veprohet me pjesët e tjera të brumit.
- Rradhiten në tepsi të lyer me yndyrë, në 4 rradhë nga 10 kifle.
- Piqen në furrë me temp 180 gradë C gjersa të fillojë një skuqje e lehtë.
- Sherbeti përgaditet me 250 gr.sheqer dhe një gotë ujë e dy sheqera vanileje.
- Pasi të vlojë 2-3 min.largohet sherbeti nga zjarri dhe me lugë hidhet mbi çdo kifle të vakët.
- Mbi hidhen arra të bluara.
Të tjera