Kek me çokollatë dhe arrë kokosi
23 Shk, 2025

Përbërësit e kësaj recete janë:

-4 vezë,
-200 gr sheqer,
-250 gr gjalp,
-200 gr miell,
-100 gr niseshte,
-100 gr çokollatë e zezë e grirë,
-6-7 lugë kakao e hidhur,
-1 pluhur fryrës,
-2 lugë qumësht,
-esencë vaniljeje.

Për zemrën me arrë kokosi duhen:
-100 gr arrë kokosi e grirë,
-2-3 lugë pana,
-100 gr sheqer
-1 lugë niseshte
-1 e bardhë veze

Përgatitja:

Rrahim gjalpin e butë me sheqer dhe esencën e vaniljes. Shtojmë vezët një nga një duke vazhduar rrahjen. Shtojme miellin, kakaon, çokollatën e grirë, qumështin, niseshtenë dhe pluhrin fryrës dhe realizojmë një brum homogjen.

Në një enë tjetër rrahim të bardhën e vezës derisa të jetë e qëndrueshme. Shtojmë sheqerin, arrën e kokosit, panën dhe niseshtenë dhe e përziejmë me delikatesë.

Në një tavë të lyer me gjalp dhe të spërkatur me miell, hedhim gjysmën e brumit me çokollatë dhe në mes brumin me arrë kokosi.

Sipër hedhim pjesën tjetër të brumit me çokollatë dhe e pjekim në 170°- 180° për rreth 60 minuta. Sipas dëshirës mund ta spërkasim me sheqer pluhur.

Të tjera
Embelsiraime
13 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
24 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
26 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
28 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
2 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
21 Shk, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH