Kek i thjeshtë vetëm me tri përbërës. Jo gjalpë, jo miell, jo vezë
21 Shk, 2025

ËMBËLSIRA/ RECETA
Kek i thjeshtë vetëm me tri përbërës. Jo gjalpë, jo miell, jo vezë!

Printo recetën
Kek i thjeshtë vetëm me tri përbërës. Jo gjalpë, jo miell, jo vezë!
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta – Koha e gatimit: 15 minuta
Kek i thjeshtë dhe praktik sa herë që ju shkon mendja për një ëmbëlsirë. Hidhini një sy recetës se vështirë t’i rezistoni….

INGREDIENTËT
krem qumështi pluhur (75 gramë)
200 ml qumësht
1 pako biskota katrore
UDHËZIMET
1
Për një kek të thjeshtë me tri përbërës, si fillim përgatisni kremin.

2
Bashkoni në një enë kremin pluhur me qumështin dhe i rrihni mirë, derisa të bëhet një masë e trashë, voluminoze.

3
Ngadalë merrni biskotat, i mbushni me krem dhe i bashkangjisni me njëra-tjetrën.

4
Kështu veproni me çdo biskotë derisa të formoni një shirit të gjatë.

5
Në fund me kremin që mbetet mbuloni të gjitha biskotat nga jashtë.

6
Sipër sipas dëshirës mund të shtoni copëza krem kokosi, kakao pluhur ose fruta të thata sipas dëshirës të copëtuara.

7
Mos u shqetësoni për butësinë e biskotave. Kremi i qumështit i zbut ato mjaftueshëm. Mos u mundoni t’i zbusni me qumësht në fillim.

8
Ruajeni kekun për 40 minuta në frigorifer dhe sapo të jetë forcuar mund ta shijoni.

9
Shijojeni dhe ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!

Të tjera
Embelsiraime
27 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
12 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
9 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
17 Mar, 2024 - Embelsira
Embelsiraime
1 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
4 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
13 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
28 Mar, 2024 - Embelsira
Embelsiraime
22 Shk, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH