Katrorka pa vezë
8 Gus, 2025
Katrorka pa vezë

Një zgjidhje e shpejtë dhe e shijshme, kur na hahet dicka ëmbël.

Përbërsit:

200 gr miell
250 ml jogurt
100 ml vaj
8 lugë gjelle sheqer
4 lugë gjelle kakao
4 lugë gjelle arra të bluara
4 lugë gjelle reçel kajsie
1/2 pluhur pjekurinash
Për salcën:
100 gr cokollatë gatimi
100 gr gjalpë
3 lugë gjelle sheqer
3 lugë gjelle kakao

Hapat:

1). Jogurtin rraheni bashkë me vajin, sheqerin e recelin.

2). Shtoni miellin, pluhurin për pjekurina e në fund edhe arrat e bluara bashkë me kakaon.

3). Masën e fituar zbrazeni në tavën e lyer me yndyrë e të spërkatur me pak miell.

4). Piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për afro 20 minuta.

5). Ndërkohë, cokollatën shkrijeni bashkë me gjalpë, sheqer e kakao.

6). Ëmbëlsirën e nxehtë shpojeni me pirun e mbulojeni me cokollatën e shkrirë.

7). Lëreni të ftohet pak e më pas shërbejeni.

Ju bëftë mirë.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
14 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
11 Kor, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
6 Qer, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
3 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
7 Nën, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH