Perberesit: nje pete te gatshme mund te gjendet ne supermarket.
Per mbushjen:
2 te verdha veze,
200 g Ricotta (gjiz ),
70 gr (miell bajamesh) ose bajamet i grini ne mikser derisa te behen pluhur,
80 gram sheqer pluhur,
lekure e 1 limoni e grire ne rende,
1 gote leng limoni (ose 30 ml).
Per mbulimin:
50 gr mjalte,
50 gr uje,
4 g xhelatine pjeshket,
arra,
bajame,
lajthi.
Peten e hapim ne nje tave ku me pare kemi vendosur leter furre,e hapim me nje trashesi prej 5 mm. Duke e rregulluar skajet anesore, e shpojme me ndimen e nje pirunit dhe e fusim ne frigorifer per rreth 1 ore.
Mbushja: Ne nje ene perziejme vezen me sheqer, pastaj shtojme frutat e thata dhe gjizen. Lengun e limonit si dhe lekuren e ti te grire ne rende. I perziejme mire dhe i hedhim mbi brumin e shtruar ne tave. E fusim ne furre te piqet ne tem 180 grade per 25-30 minuta. Pasi eshte pjekur e heqim nga furra dhe e leme te ftohet plotesishte. Pastaj shperndajme frutat e thata mbi torte.
Mbulimi: Ne nje ene hedhim xhelatinen e pjeshkes dhe i shtojme 2 filxhan kafeje uje dhe e vendosim rreth 10 min ne zjarr te avasht, e heqim nga zjarri, e leme te ftohet, shtojme dhe mjaltin duke i perzier te gjitha mire. Pastaj me nje furce guzhine e lyjem nga siper torten. E leme dhe per rreth 1 ore perpara se ta servirim qe te ngrije mjalti.