Ëmbëlsirë Snickers
13 Mar, 2025

Përbërësit:
8 të bardha vezësh
Pak kripë
Lëngu i një gjysme limoni
9 lugë gjelle sheqer
4 lugë gjelle miell
250 g kikirik i bluar
200 g çokollatë e bardhë + 2 lugë vaj
Krem karamel

Përgatitja:
Rrihen të bardhat e vezës me pak kripë dhe pastaj shtohet lëngu i limonit, sheqeri dhe e përziejmë masën. Shtohet mielli dhe piqet në tavë të lyer dhe të mbuluar me letër për pjekje në temperaturë 180 gradë për 30 minuta. Në një enë hidhni 2 lugë vaj dhe çokollatën e bardhë. Pasi të shkrihet, lyhet shtresa e parë dhe mbi të hidhet shtresa e dytë, e cila lyhet me krem karamel, i cili është përgatitur më parë (në një tigan hidhet 8 lugë gjelle sheqer dhe lihet derisa të karamelizohet), pastaj shtohet margarina e copëtuar. Të verdhën e vezës e përziejmë me 2 lugë gjelle sheqer derisa zbardhet dhe pastaj masën që përftuam e hedhim te kremi karamel, po aty i hedhim kikirikët e copëtuar dhe e hedhim në tavë. Sipër kësaj hedhim çokollatë të zezë të shkrirë dhe 2 lugë gjellë vaj.
Pastaj e zbukurojmë me kikirikë.

Të tjera
Embelsiraime
13 Jan, 2024 - Embelsira
Embelsiraime
10 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
5 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
11 Shk, 2024 - Embelsira
Embelsiraime
11 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
11 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
13 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
4 Jan, 2024 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH