Ëmbëlsirë me shije kafeje
19 Shk, 2025

Një ëmbëlsirë e përshtatshme për të gjithë adhuruesit e kafesë.

Përbërësit
200 gr miell
300 ml qumësht
100 ml ajkë e ëmbël
100 gr sheqer kafe
5 lugë gjelle vaj
2 lugë gjelle kakao
1 lugë gjelle kafe instante
1 lugë e vogël pluhur pjekurinash
½ lugë e vogël sodë bikarbonë

Glazura:
150 ml ajkë e ëmbël
100 gr cokollatë gatimi

Udhëzimet

Miellin siteni bashkë me kakaon, pluhurin për pjekurina dhe sodën bikarbonë.

Pastaj shtojani sheqerin e kafenë dhe trazojini mirë të gjitha me lugë.

Qumështin, ajkën e ëmbël dhe vajin trazojini mirë të gjitha e pastaj bashkojini me përbërësit e thatë.

Brumin e përfituar piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 20-25 minuta.

Ndërkohë përgatiteni glazurën duke vendosur ajkën e ëmbël në zjarr deri në pikën e vlimit. Më pas hidheni mbi cokollatën e copëtuar dhe trazojini mirë derisa të krijohet një masë homogjene.

Lëreni të ftohet pak e më pas edhe miksojeni pak me mikser dore.

Glazurën e përgatitur hidheni mbi ëmbëlsirën e nxehtë. Lëreni të ftohet e më pas priteni në format e dëshiruara.

Ju bëftë mirë.

Të tjera
Embelsiraime
25 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
1 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
3 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
31 Maj, 2024 - Embelsira
Embelsiraime
27 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
22 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
1 Mar, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH