Ëmbëlsirë me kokos dhe grizë
7 Mar, 2025
Përbërësit:
- 4 vezë
- 1 gotë qumësht
- 1 gotë vaj
- 1 gotë miell
- 3 lugë kakao
- 1 pecivë
Përbërësit për fillin:
- 1 litër qumësht
- 7 lugë griz
- 200gr kokos
- 2 sheqer vanilje
Përgaditja:
- Përgadisim brumin nga përbërësit e cekur më lartë dhe pastaj gjysmën e tij e hedhim në një enë dhe e pjekim derisa të forcohet pak.
- Pasi të jetë nxerrë nga furra i shtojmë fillin dhe pjesën tjetër të brumit dhe e fusim përsëri në furrë derisa të pjeket.
Përgaditja për fillin:
- E marrim qumështin e hedhim në një enë dhe e vendosim mbi zjarrë deri sa të vlojë. Nga masa e qumështit ndajmë 100ml, shtojmë grizën dhe i përziejm.
- Pasi që të vloj qumështi i hedhim grizën dhe e lëmë në zjarrë deri sa të trashet. Kësaj mase i shtojmë edhe 2 sheqer vaniljet. E heqim nga zjarri dhe pasi që të ftohet pak i shtojmë grizin.