Ëmbëlsirë me dredhëza
21 Shk, 2025
Përbërësit:
- 300 gr dredhëza
- 2 lugë mjaltë
- 250 ml shtalp
- 100 gr arra të grira
- 50 gr çokollatë e bardhë
- 31 lugë sheqer
- 1 vezë
- 1 pako sheqer vanilje
- 100 gr keksa
Përgatitja:
- E thyejmë vezën dhe e ndajmë të bardhën nga e verdha.
- E rrahim të verdhën me mikser dhe gradualisht e shtojmë sheqerin.
- Të verdhën e rrahur e ziejmë në enë mbi avull.
- E thyejmë çokollatën dhe e shtojmë në enë.
- Pasi shkrihet çokollata, e heqim enën nga zjarri.
- E lëmë kremin të ftohet.
- Në enën me dredhëza e shtojmë mjaltin.
- Në enën për përzierje e hedhim shtalpin dhe e rrahim me mikser, derisa kremi pana e fiton dendësinë e duhur.
- E shtojmë kremin e ftohur.
- I rrahim me mikser, derisa të fitojmë një masë homogjene.
- Pastaj, në enën për përzierje i shtojmë arrat e grira. Masën e mbushim në shiringë kuzhine.
- Me ndihmën e shiringës, ëmbëlsirën e mbushim në gotë qelqi. Në gotë hedhim dredhëzat me mjaltë.
- Mes luleshtrydheve vëmë keksat.
- E plotësojmë gotën me krem.
- Ëmbëlsirën e zbukurojmë me dredhëza, duke hedhur sipër edhe nga lëngu i dredhëzave me mjaltë.
Ju bëftë mirë!
Burmi: Lajmi.net
Të tjera