Ëmbëlsirë e shpejtë
3 Mar, 2025
Perbersit:
- 2 flete te medha obllande
- 500 gr sheqer
- 150 ml uje
- 300 gr arra te grira
- 200 gr biskota te bluara
- 250 gr margarin
Udhezimet:
- Ne nje ene qesim ujin dhe sheqerin te ziejne.
- Perziejme derisa te shkrihet sheqeri
- Shtojme margarine e coptar ne pjese te vogla dhe perziejme derisa te shkrihet edhe margarina.
- Me pas ene e largojme nga zjarri dhe shtojme arrat dhe biskotat.
- Perziejme mire.
- Ne nje tabaka te rrafshet qesim njeren flete te obllandes(obllanda eshte flete prej vafeeri,qe jane sikurse napolitankat).
- Mbi fleten e obllandes qesim krejt kremin dhe shtrijme mire me luge ne hjithe siperfaqen.
- Pastaj qesim edhe peten e dyte te obllandes dhe rrafshojme me dore derisa te ngjitet ne gjithe siperfaqen me kremin.
- Persiper mund te qesim ndonje tepsi te rrfashet me pak peshe qe te formesohet mire kremi.
Të tjera