Embëlsirë dyngjyrëshe
15 Sht, 2025
Embëlsirë dyngjyrëshe

Përbërësit:
2 vezë
4 filxhana (të vogël kafeje)qumësht i nxehtë
2 filxhana vaj
36-38 lugë miell
15 gr tharm buke
2 lugë sheqer
3 lugë kakao (për pjesën e errët)
3 lugë kokos (për pjesën e bardhë)
Përbërësit për sherbetin:
1 l ujë
700 gr sheqer
Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqer,pastaj i shtojme vajin,qumështin e përzier me tharm buke dhe miellin deri sa të formohet një brumë jo shumë i fortë.
Brumin e ndajmë në dy pjesë.Njërit i shtojmë kakao ndërsa tjetrit i shtojmë kokos.
E lejmë ashtu rreth 45 minuta që të dyfishohet.
Pas kësaj kohe marrim brumërat dhe nga secili ndajmë nga 24 toptha(mundeni më shumë nëse doni më të vogla)
Nga këta toptha formojmë shirita të cilët i mbështjellim në formë spirale nga dy copa një të bardhë dhe një të kaftë.
I qesim në tepsi të lyer me yndyrë duke i rrotulluar në formë rrethi dhe fundin e shiritit ia fusim përfundi që mos të prishet forma e ëmbëlsirave gjatë pjekjes.
Piqen në temperaturë 200*C rreth 30 minuta.
Në ndërkohë ziejmë sherbetin me 1 l ujë dhe 700 gr sheqer.
Sherbeti duhet të jetë i vakët gjithashtu edhe ëmbëlsira.
Ia qesim sherbetin dhe pas një kohe i rrotulojmë që ta pijë tërë sherbetin.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
12 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
19 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
19 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
1 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
25 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
27 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
28 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
9 Kor, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
1 Gus, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH