Çokollatë me biskota
29 Tet, 2023

Përbërësit

1 pako biskota

1 filxhan kafe gjalp i shkrirë

1 lugë gjelle kakao

1 filxhan kafe sheqer

1 kokërr vezë

Përgatitja

Biskotat i copëtojmë imtësisht në një tas, me dorë ose me grirëse.
Pasi t’i kemi përfunduar së copëtuari hedhim sheqerin dhe i përzijmë me lugë.
Më pas shtojmë gjalpin dhe vezën dhe i përziejmë sërish, këtë herë me dorë, pasi duhet të krijojmë dhe formën e përgatitjes.
Forma mund të bëhet sipas dëshirës, si cilindër, ose si një shufër salami, ose në formën e një luge.
Format e përftuara i mbledhim me letër kuzhine dhe i vendosim në frigorifer tek ngrirja.
Pas 2 ose 3 orësh ëmbëlsira është gati.

Të tjera
Embelsiraime
11 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
2 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
27 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
11 Jan, 2024 - Embelsira
Embelsiraime
11 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
27 Mar, 2024 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH