Cheesecake me keksa oreo (Receta)
14 Nën, 2025
Cheesecake me keksa oreo (Receta)

Përbërësit:

24 biskota “Oreo”

1/3 filxhan gjalp i shkrirë

Një 1 kavanoz me çokokrem

200 gram krem djathi

200 gram pana kuzhine

Çokollatë e grirë për dekorim

Përgatitja

I thërmojmë biskotat dhe i përziejmë me gjalpin e shkrirë. I hapim duke i ngjeshur mirë në një tas qelqi me fund të gjerë dhe i fusim në frigorifer, ndërkohë që përgatistim mbushjen.

Përziejmë çokokremin me kremin e djathit dhe më pas shtojmë dhe panën e kuzhinës, këtë të fundit pasi e kemi rrahur fort. Pasi e hapim masën në mënyrë të njëtrajshme,  shtojmë dhe një shtresë me pana të rrahur. Më pas e dekorojmë me grimca çokollate.

E lëmë të ftohet në frigorifer për 4 orë, ose dhe përgjatë gjithë natës.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
24 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
3 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
23 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
30 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
10 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
13 Gus, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH