Byrek me presh dhe kos
26 Shk, 2025

Përbërësit:

1 kg presh të grirë hollë
2 gota kos
2 kokrra vezë
1 tufë nenexhik
4-5 lugë gjelle vaj ulliri
4 peta të përgatitura vetë ose 5-6 petë të gatshme
Përgatitja:

Fillimisht grijmë shumë hollë preshin, e vendosim të kaurdiset derisa të zbutet dhe të ulë vëllimin. Pasi preshi të jetë gati e largojmë nga soba dhe e lemë t’i bie temperatura.
Pasi preshi të jete ftohur e rregullojmë më kripë, piper të zi dhe gjethet e dhjozmës. Rrahim vezët me kosin dhe e shtojmë tek preshi i gatuar.
Në një tavë të lyer me yndyrë shtrojmë dy peta dhe më pas vendosim mbushjen me presh.
Vendosim mbi mbushje dy petët e tjera të spërkatura me pak yndyrë. E vendosim byrekun në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.

Të tjera
Embelsiraime
20 Shk, 2025 - Brumëra
Embelsiraime
12 Jan, 2024 - Brumëra
Embelsiraime
13 Mar, 2025 - Brumëra
Embelsiraime
10 Jan, 2024 - Brumëra
Embelsiraime
5 Mar, 2025 - Brumëra
Embelsiraime
12 Mar, 2025 - Brumëra
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH