Biskota sanduiç
26 Jan, 2026
Biskota sanduiç

Biskota të shijshme, që do të doni t’i ndani me të gjithë ata që do t’u vijnë për vizitë në shtëpi. Me Shije!

Përbërësit

4 vezë
4 filxhanë sheqer
3 filxhanë vaj
10 gr sheqer vanilje
15 gr pluhur pjekurinash
9 filxhanë miell
reçel kajsie
sheqer pluhur

Hapat:

Vezët rrahini bashkë me sheqerin e sheqer vaniljen derisa të shkumojnë, pastaj shtoni vajin dhe pluhurin për pjekurina të bërë bashkë me miell.

Krijoni një brumë homogjen, të cilin duhet ta lini të pushojë në frigorifer për një orë e gjysmë.

Furrën ngroheni në 180 gradë, tavën mbulojeni me letër kuzhine.

Nga brumi që ka pushuar krijoni toptha të vegjël, të cilët duhet t’i rendisni në tavë.

Kujdesuni të lini hapësirë të mjaftueshme ndërmjet biskotave, pasiqë ato gjatë pjekjes do të fryhen e rriten.

Piqini për afro 10 minuta duke u kujdesur që të mos skuqen.

Biskotat e pjekura lini të ftohen e më pas me ndihmën e recelit bëjini bashkë nga dy.
Para servimit spërkatini me sheqer pluhur.

Ju bëftë mirë.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
14 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
29 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
30 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
3 Mar, 2025 - Brumëra
Embelsiraime
12 Kor, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
5 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
19 Jan, 2026 - Embelsira
Copyright © 2026 RecetaShqiptare. Dev - PH