Biskota me vanilje
5 Mar, 2025
Perbersit:
- 500 gr biskota bevita
- 1 l qumesht
- 12 luge sheqer
- 1 sheqer vanilje
- 2 pudinga vanilje
- 100 gr cokollate e bardhe
- 200 gr margarin
- 2 qese krem pana(shllag krem me shije cokollate)
Udhezimet:
- Biskotat i thyejme ne copeza pak me te vogla dhe i qesim ne nje ene me te madhe.
- Nga qumeshti ndajme 1 gote kurse pjesen tjeter e veme te vloje me sheqerin dhe sheqer vaniljen.
- Pasi qumeshti vlone shtojme pudingat e tretura ne qumeshtin e ftohet dhe ziejme derisa te traseht pudinga duke perzier vazhdimisht.
- Pastaj largojme nga zjarri,shtojme cokollaten e coptuar dhe margarine e coptuar.
- Se bashku i perziejme derisa te shkrihet margarina dhe cokollata e bardhe dhe kremi te homogjenizohet.
- Krem pane e tundim veqmas sipas udhezimeve ne qeske(per nje qese krem pana nevoitet 100 ml qumesht i ftohet dhe perziejme me mixer deria te trashet).
- Ne biskotat e thyera qesim kremin e pudnges dhe masen e qesim ne ndonje kallep me madhesi sipas deshires(26),dhe rrafshojme mire.
- Pasi embelsira fftohet 1 ore ne temp. ambienti e lyejme me krem panen e tundur dhe pastaj embesiren e fusim ne frigorifer derisa te ftohet mire.
Të tjera