Biskota me mermeladë
1 Mar, 2025

Përbërësit:
80g gjalpë
1/3 e filxhanit sheqer
2 lugë qumësht
2-3 pika vanilje
1 filxhan miell me tharm
3 pako me sheqer vanilje
2-3 lugë marmelate kajsie dhe mjedre
sheqer nga kremi i karamelit
dhe pak susam

Përgatitja:
Përziej gjalpin dhe sheqerin në një enë të vogël, derisa të fitosh një formë të shkumëzuar. Pastaj shto qumësht, pika vanilje, miell dhe sheqer vanilje. Përzieji derisa të fitosh brumë të lëmuar. Më pastaj, bëj topa të vegjël dhe ngjyej njërën anë të secilit top në susam.
Radhiti ata në një enë të lyer me gjalpë. Në cdo top bëj një vrimë të vogël dhe mbushe atë me marmelatë kajsie dhe mjedre. Piqeni për 15 minuta dhe lëreni të ftohet. Para se t’i shërbesh spërkati me pak sheqer të kremit të karamelit.

Të tjera
Embelsiraime
6 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
2 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
30 Maj, 2024 - Embelsira
Embelsiraime
24 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
9 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
19 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
23 Shk, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH