Bakllava me keks dhe çokollatë
4 Sht, 2025
Bakllava me keks dhe çokollatë

Pëbërësit:

▪ 500 g kore për pite
▪ 200 g keks të bluar
▪ 200 g çokollatë për zierje
▪ 1 margarinë
▪ 2 gota sheqer
▪ vaj

Përgatitja:
Sheqerin dhe 2 dl ujë zieni derisa sheqeri të shkrihet.

Bluani çokollatën në rende në grimca më të trasha.

Merrni një kore dhe spërkateni me pak vaj, paloseni për gjysmë, në fund të kores vendosni çokollatën e bluar dhe keksin, pastaj mbështilleni koren në formë cilindri dhe vendoseni në tepsi të lyer me vaj.

Përsëriteni këtë veprim derisa të shpenzoni tërë materialin.

Para se ta piqni, priteni ballkavanë dhe lyejeni me margarinën e shkrirë.

Piqeni në furrë të ngrohur në 150 gradë rreth 15 minuta.

Pas pjekjes bakllavasë hidhjani sherbetin e përgatitur.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
2 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
15 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
21 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
11 Maj, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
11 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
29 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
30 Nën, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH