Bajaderë
3 Dhj, 2025
Bajaderë

Përbërësit:
* 300 gr keksa të bluar
* 200 gr bajame, lajthi ose arra të bluara
* 200-300 gr sheqer
* 250 gr margarinë
* 200 gr çokollatë
* 1,5 dcl ujë
* Glazura: 100 gr çokollatë, 2 lugë vaj

Përgatitja:
Uji dhe sheqeri vlojnë 5 minuta. Në sherbet të nxehtë, duke i përzier, hidhen gradualisht bajamet, margarina e prerë në katrorka dhe keksat. Masa përzihet gjersa të kompaktësohet. Veçohet 1/3 e masës së përgatitur, pjesës tjetër i shtohet çokollata e ndarë në copa të vogla dhe përzihet mirë gjersa të shkrihet. Në tepsi katrore të shtruar me folje të tejdukshme,shtrihet masa me çokollatë. Mbi të vendoset dhe rrafshohet masa e bardhë.

Shkrihet çokollata në enë mbi avull me 2 lugë vaj. Përzihet mirë dhe me glazurë pak të ftohur, lyhet e tërë sipërfaqja e bajaderës.
Ëmbëlsira futet në frigorifer për t’u ftohur mirë, pastaj pritet në pjesë katërkëndëshi.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
2 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
11 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
12 Kor, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
26 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
13 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
4 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
3 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
15 Maj, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH