Akullore shtëpie me banane
26 Qer, 2023

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta – Koha e gatimit: 2 orë
Perbersit
4 banane
400 gram qumësht të kondensuar
350 gram pana pastiçerie
1 çokollatë
fruta të thata ose biskota për servirje

1pergatitja
Në një enë plastike presim bananet në feta dhe i vendosim në ngrirje për rreth 1 orë – 1 orë e 30 minuta.

2
Pasi bananet të kenë ngrirë, i heqim nga frigoriferi dhe i kalojmë në një makinë grirëse duke i kthyer në trajtë pureje.

3
Rrahim panën në marengë, shtojmë qumështin e kondensuar. E përziejmë mirë dhe më pas shtojmë purenë e bananes dhe çokollatën të grirë në copëza.

4
E përziejmë mirë dhe e vendosim akulloren në forma në frigorifer në ngrirje për 2-3 orë.

5
Sipas dëshirës akulloren e servirim me pak çokollatë të shkrirë, me biskota të thërrmuara, me pak reçel ose me fruta të thata sipër. Ju bëftë mirë!

Të tjera
Embelsiraime
9 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
21 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
8 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
21 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
6 Jan, 2024 - Embelsira
Embelsiraime
6 Shk, 2024 - Embelsira
Embelsiraime
10 Mar, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH