Akullore me lajthi
7 Sht, 2025
Akullore me lajthi

Përbërësit
▪ 100 gr lajthi
▪ 170 gr sheqer
▪ 6 të verdha vezësh
▪ 3/4 litra qumësht
▪ 1 paketë vanilje

Përgatitja
Fillimisht pjekim lajthitë në furrën e ngrohtë për 15-20 minuta. Më pas i heqim, eliminojmë lëkurën e tyre dhe i grijmë imët.

Ziejmë qumështin dhe e aromatizojmë me vanilje. E përziejmë dhe më pas punojmë lajthitë e grimcuara me disa lugë qumësht. Shtojmë qumështin e mbetur duke e përzierë.

Rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin dhe kur përftohet një masë e fryrë shtojmë lajthitë. I vendosim në zjarr të ngadaltë duke i trazuar vazhdimisht.

E heqim kremin sapo fillon të marrë valë.

Kur të jetë ftohur e hedhim në makinën e akullores për rreth 20 minuta.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
3 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
22 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
31 Tet, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
10 Nën, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH