Akullore me lajthi
6 Mar, 2025

Përbërësit:

100 g lajthi,

170 g sheqer,

6 të verdha vezësh,

3/4 L qumësht,

1 paketë vanilje.

Përgatitja:

Vendosni lajthitë në furrën e ngrohtë për 15-20 minuta, hiqini, eleminoni lëkurën dhe grijini imët.

Zjeni qumështin dhe aromatizojeni me vanilje, përziejeni. Punojini lajthitë e grimcuara me disa lugë qumësht, pastaj shtoni qumështin e mbetur duke përzier.

Rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin dhe kur të përftohet një masë e fryrë shtoni lajthitë. Vendosini në zjarr të ngadaltë duke i trazuar vazhdimisht.

Hiqeni kremin sapo fillon të marrë valë. Kur të jetë ftohur, hidheni në makinën e akullores për rreth 20 minuta.

Të tjera
Embelsiraime
10 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
20 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
5 Jan, 2024 - Embelsira
Embelsiraime
1 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
9 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
25 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
7 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
23 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
24 Shk, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH