Torta me nutella
12 Mar, 2025

Përbërësit:

4 veze të mëdha
240 gr nutella

Përgatitja:

Në një tas do të rrahim vezët (të bardhat me të verdhat bashkë) me robot elektrik për jo më pak se 10 minuta .Volumi i tyre duhet të trefishohet, suksesi i kësaj torte varet nga koha që do i rrihni vezët .
Ndërkohe do e ngrohim nutellën me banjëmari. Duhet të keni kujdes mos e ngrohni shumë, ajo duhet të bëhet më kremoze dhe më e hollë.
Tani duke përdorur një shpatull do të shtojmë nutellën tek tasi ku kemi vezët (do e hedhim  dy herësh).
Do e hedhim këtë brumë në një tavë me diametër 18-20 cm dhe të veshur më parë me letër kuzhine. Do e pjekim në furrë që e kemi ngrohur më parë afërsisht për 25-30 me temperaturë 175°. Kur të ftohet e spërkasim me sheqer pluhur.
Torta është më e mirë të nesërmen dhe sidomos nga frigoriferi.
Mos kërkoni ta piqni shumë..brenda duhet të mbetet e butë dhe e lagësht.

Marrë nga emisioni “Ëmbëlsira”

Të tjera
Embelsiraime
31 Maj, 2024 - Embelsira
Embelsiraime
28 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
25 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
2 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
28 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
2 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
28 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
20 Shk, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH