Kek me molla e dardha
3 Dhj, 2025
Kek me molla e dardha

Përbërësit
4 vezë
200 gr sheqer
200 gr gjalpë
2 lugë receli ekstrakt vanilje
250 gr miell
1 pluhur pjekurinash
2 lugë receli kanellë
3 lugë gjelle kakao
2 molla
2 dardha

Udhëzimet

Vezët e sheqeri miksohen për 5 minuta me mikser. Më pas shtojmë në masë edhe gjalpën, ekstraktin e vaniljes. I miksojmë të gjitha mirë

Në një enë tjetër hedhim miellin, pluhurin e pjekurinave, kanellën e kakaon. Këto përzihen mirë me lugë dhe hidhen në masën e lëngshme.

Pastaj gjysmën e brumit e hedhim në tepsi me formë, të lyer paraprakisht me vaj.

Sipër shtojmë mollet e dardhat e qëruara e të prera në kube të vogla.

Mbi frutat shtojmë pjesën e mbetur të brumit.

Keku piqet në furrën e parangrohur në 180 gradë për afro 40 min.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
23 Sht, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
13 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
11 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
24 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
8 Gus, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH