Ëmbëlsirë me tre veprime: Çokollatë e cila nuk mund të refuzohet!
26 Shk, 2025

Ëmbëlsirë ideale për kënaqje me kafe shtëpiake dhe ngrohtësi të këndshme.

Përbërësit:

▪ 200 g çokollatë të zezë,
▪ 250 g margarinë apo gjalpë,
▪ 6 vezë,
▪ 3 lugë kakao,
▪ 500 ml qumësht,
▪ 5 lugë sheqer,
▪ Miell misri,
▪ 1 lugë kafe instant,
▪ Krem.

Për fill:

Në 500 ml qumësht zieni 3 vezë, sheqerin dhe miellin e misrit. Kur të bëhet puding qitni një lugë kafe instant dhe përzieni mirë.

Përgatitja:

1. Në avull shkrini çokollatën e zezë dhe margarinën, pastaj shtoni 3 të verdhë të vezës duke i zier ngadalë.

2. Në një enë të ndarë tundni 3 të bardhë të vezëve dhe përzieni me këtë tretje. Përzierjes shtoni kakaon.

3. Të gjitha qitni në kallëp torte dhe piqeni në 200 gradë celsius rreth 30 minuta.

4. Në një enë të veçantë tundni shkumën e kremit dhe shtojani fillit. Fillin qiteni në pandispanjë (lloj ushqimi nga mielli, sheqeri dhe vezët) dhe sipër qitni kakaon për ta dekoruar.

Këshillë shtesë:

Pa marrë parasysh se çfarë problemesh ju mundojnë, gatimi i kësaj ëmbëlsire të thjeshtë dhe degustimi i saj me kafe do t’jua përmirësojë ditën.

Të tjera
Embelsiraime
10 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
6 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
13 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
20 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
12 Jan, 2024 - Embelsira
Embelsiraime
8 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
11 Mar, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
26 Shk, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
21 Shk, 2025 - Embelsira
Copyright © 2025 RecetaShqiptare. Dev - PH