Biskota të sheqerosura
2 Gus, 2025
Biskota të sheqerosura

Biskota të sheqerosura

Përbërësit për këtë recetë për 30 biskota:

125 g gjalpë

125 g sheqer

1 vezë

225 g miell

Gjysmë pako maja

1 lugë plot me kakao pluhur

2-3 lugë me sheqer

Përgatitja:

Në një tas të madh rrihni deri në krem gjalpin me sheqer. Shtoni vezën dhe vazhdoni ta punoni. Sitni mbi këtë përzierje miellin, majanë pluhur dhe kakaon pluhur dhe trazojeni mirë. Formoni toptha dhe rrotullojini në sheqer. Vendosini pastaj në një tavë, shtypini lehtë me një pirun (ose me gishta) dhe kalojini në furrë 180 gradë për 15-20 minuta duke kontrolluar mirë pjekjen. Ftojini në një rrjetë pastiçeri dhe ruajini biskotat të mbyllura mirë në një kuti teneqeje.

Facebook Twitter Print
T� tjera
Embelsiraime
31 Gus, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
6 Qer, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
7 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
18 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
3 Qer, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
24 Nën, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
10 Kor, 2025 - Embelsira
Embelsiraime
13 Nën, 2025 - Embelsira
Copyright © 2026 RecetaShqiptare. Dev - PH